Bota në rrezik nga obeziteti, 1 në 5
të rritur do të jenë obezë para 2025-ës

Bota në rrezik nga obeziteti, 1 në 5<br />të rritur do të jenë obezë para 2025-ës
“Në botë ka më shumë persona obezë se nënpeshë”, në këtë përfundim ka dalë një studim i kolegjit “Imperial” në Londër, sipas të cilit, obeziteti është trefishuar tek meshkujt dhe është dyfishuar tek femrat në harkun kohor 1975-2014.

Studimi ka analizuar indeksin e masës dhjamore në 20 milion të rritur. Studiuesi Majid Ezzat është shprehur se jemi pranë një ‘epidemie obeziteti të rëndë’ dhe i ka kërkuar qeverisë të ndërhyjë. Studimi që ka përfshirë 186 vende të botës, ka dalë në përfundimin se në 1975 kishte 105 milion obezë, ndërsa në 2014-tën ka kapur shifrën e 641 milionëve.

Në të njëjtën periudhë kohore, numri i personave nënpeshë është rritur nga 330 në 462 milion. Bazuar në rezultatet e studimeve të tyre, studiuesit besojnë se në 2025, një në pesë të rritur do të jetë obez.
 
“Edhe pse është pozitive që ka rënë numri i personave nënpeshë, obeziteti global ka arritur kulmin e tij,” është shprehur profesor Ezzati, duke shpresuar se qeveria do të praktikojë politika për të luftuar fenomenin, sidomos obezitetin tek fëmijët.
obeziteti
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë