Organizata Botërore e Shëndetësisë ka reaguar zyrtarisht pas alarmit të ngritur pas rasteve të bëra publike për përhapjen e Hantavirusit, të raportuara në bordin e anijes turistike MV Hondius.
Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar se hetimet mbi shpërthimin e Hantavirusit janë në zhvillim e sipër.
Shefi i OKB-së është përpjekur që të minimizojë shqetësimet, duke deklaruar se situata nuk përbën rrezik për një pandemi të ngjashme me Covid-19.
Sipas OBSH-së, hantaviruset transmetohen “shumë, shumë ndryshe” nga koronavirusi dhe zakonisht kërkojnë kontakt të zgjatur me burimin e infeksionit. Për këtë arsye, organizata vlerëson se rreziku për shëndetin publik mbetet i ulët.
Deri më tani janë konfirmuar pesë nga tetë rastet e dyshuara, ndërsa të gjithë personat e prekur kanë qenë në bordin e anijes. Autoritetet shëndetësore paralajmërojnë se mund të zbulohen edhe raste të tjera, pasi periudha e inkubacionit të sëmundjes mund të zgjasë deri në gjashtë javë.
OBSH-ja thekson se niveli i rrezikut mbetet i ulët edhe për Ishujt Kanarie, destinacioni drejt të cilit po lundron aktualisht anija.
Dyshohet se çifti që u infektua i pari kishte vizituar zona ku ishte e pranishme një specie miu e njohur si bartëse e hantavirusit. Hetimet për zbardhjen e origjinës së virusit janë në zhvillim.
Komente








Hantavirus punishment from God in Islam to avoid death by Hantavirus and viruses in Europe in Africa in Asia in Pacific Ocean in North and South America non-Muslims to convert to Islam and Muslims to apply the Quran 100% May 9, 2026
Përgjigjupo beni ca vaksina vetes edhe elitave qe po e pergatisin kete corbe ne dia vende lufte ne disa vende krize edhe tani duhet nje pandemi se duhet te shkojme drejte axhendes davos 2030 te lumtur edhe pa asgje mos e harroni njerez filloj teatri.
Përgjigju