/ATSH-AFP/ - Sulmi kundër së përjavshmes satirike franceze "Charlie Hebdo" që shkaktoi 12 të vdekur në Paris ka ngjallur sot tronditje dhe frikë në komunitetin ndërkombëtar, që ka i dërguar shumë mesazhe mbështetëse Francës.
I pari që ka reaguar ka qenë kryeministri britanik, David Cameron, i cili e ka cilësuar këtë sulm si një "vrasje e urryer" në rrjetin social Twitter.
"Ne mbështesim popullin francez në luftën kundër terrorizmit dhe për mbrojtjen e lirisë së shtypit", shtoi ai para hapjes, disa minuta më vonë, të seancës së përjavshme të pyetjeve para Parlamentit britanik duke bërë thirrje për bashkim me Francën përballë terrorizmit dhe për demokraci.
Përtej Atlantikut, Shtëpia e Bardhë e dënoi me tone shumë të ashpra këtë sulm kundër selisë së të përjavshmes satirike franceze "Charlie Hebdo" që shkaktoi sot 12 të vdekur.
"Shtëpia e Bardhë solidarizohet me familjet e atyre që humbën jetën dhe u plagosën në këtë sulm", deklaroi Josh Earnest, zëdhënësi i presidentit amerikan, Barack Obama, në stacionin televiziv MSNBC.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker e dënoi si një akt të patolerueshëm dhe një barbari sulmin kundër selisë të të përjavshmes satirike franceze "Charlie Hebd". "Jam shumë i tronditur nga ky sulm brutal dhe çnjerëzor që ka goditur selinë e 'Charlie Hebdo"'-s. Ky është një akt i patolerueshëm, një barbari që na kërkon të gjithëve të jemi njerëzor dhe evropianë", theksoi Juncer, cituar në një komunikatë
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, që do të pritet sot në Londër e cilësoi si një atentat të urryer.
Kryeminitri belg, Charles Michel e cilësoi këtë sulm si tronditje, alarm dhe terror. "Të gjitha mendimet e mia shkojnë për viktimat dhe të afërmit", shtoi ai.
Kryeministri italian, Matteo Renzi publikoi në rrjetin social Twitter : "Tmerr dhe terror për masakrën në Paris, solidaritet me Hollande në këtë moment të tmerrshëm, dhuna do të humbasë gjithmonë ndaj lirisë.
Kryeministri finlandez Alexander Stubb dënoi ashpër sulmin e përgjakshëmduke i kërkuar të gjithë botës të ngrihen për lirinë e shtypit dhe fjalës.
Në Turqi, ministri i Turizmit dhe Kulturës, Omer Celik reagoi në CNN turk duke e dënuar një "sulm frikacak" "Është një atentat i kryer kundër njerëzimit. Ky sulm do të ketë ndikim të madh në politikë dhe në shoqëritë në mbarë botën", theksoi ai.
Presidenti rus, Vladimir Putin dënon çdo lloj forme të terrorizmit pas atentatit që shkaktoi 12 të vdekur në Paris, sipas zëdhënësit të tij, cituar nga agjencia e lajmeve TASS. "Rusia dënon ashpër çdo formë të terrorizmit", deklaroi zëdhënësi , Dmitri Peskov.
/Shqiptarja.com