TIRANE - Shqipëria ka mposhtur Qipron me rezultatin 3-1 në ndeshjen e parë eleminatore të vlefshme për kampionatin botëror Brazil 2014. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Italian Xhani De Biazi kanë realizuar një ndeshje perfekte duke e nisur me këmbë të mbarë. Sadiku, Cani dhe Bogdani kanë shënuar tre herë duke bërë të pavlefshëm golin e vetëm të shënuar nga Qipro me Labon.
Ky rezultat e ngjit Shqipërinë në vendin e parë së bashku me Zvicrën dhe Islandën. Kuqezinjtë e kanë nisur mjaft mirë pjesën e parë duke rrezikur në minutën e 3’ me sulmuesin shkodran Hamdi Salihu me një roveshatë, e cila përfundoi ngjitur me tranversën. Vendasit në gjysmën e pjesës së parë fitojnë terren akoma më shumë duke ju arfuar portës, mesfushori Ervin Bulku tenton të befasojë nga distanca, por nuk inkuadron kuadratin. Pas disa sulmeve, në minutën e 36’ Dallku fiton një faull në krahun e djathtë, fantazisti Alban Meha me mjeshtëri harkon një top të bukur në zonë për Sadikun që shënon golin e avantazhit duke ngritur në peshë stadiumin “Qemal Stafa”. Avantazhi ul paksa ritmin te vendasit që kërkojnë të mbyllin fraksionin e parë me golin e Sadikut, por miqtë nuk dorëzohen duke shpresuar për golin e barazimit, të cilin e gjejnë në minutën e 45+3’ pas një gabimi të kuqezinjëve.
Laban ekzekuton një goditje të lirë nga e djathta, sfera kalon të gjithë pasqyrën e mbrojtjes pa u devijuar dhe përfundon në rrjetë duke shtangur Ujkanin. Pjesa e dytë ka nsiur me një tjetër gabim trashanik për formacionin e De Biazit, Vila nuk kuptohet me portierin Ujkani duke rrezikuar seriozisht portën, por aty është kapiteni Lorik Cana që largon rrezikun. Tekniku Italian De Biazi i pakënaqur nga loja, largon Salihun, Sadikun dhe Vilën duke futur në fushë Bogdanin, Canin dhe Hykën duke i dhënë ritëm lojës.
Në 10 minutat e fundit ndodh ajo që prisnin të gjithë, Huka me një incursion personal nga e majta harkon një top në zonë për Edgar Canin që shënon golin e dytë me kokë pas një gjuatjtje të fuqishme duke mposhtur portierin mik. Por kuqezinjtë nuk mjaftohen me kaq duke shënuar edhe një euro gol me golashënuesin më të mirë të kombëtares tonë Erjon Bogani nga një distancë e largët. Goli i tretë shpërthen festën në shkallët e stadiumit. Pas tre minutave shtesë arbitri kazak sinjalizon përfundimin e ndeshjes duke i dhënë tre pikët e para Shqipërisë.
(db/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com