Botërori/ 180 minutat vendimtare, kombëtaret me emër të Europës që rrezikojnë të mos shkojnë në Katar

Gjermania dhe Danimarka janë dy kombëtaret e vetme që kanë siguruar Botërorin Katar 2022, por ku kanë mbetur edhe 180 minuta lojë shumë përfaqësuese me emër në Europë rrezikojnë të mos e kenë një biletë.

E para është Portugalia e Cristiano Ronaldos, që dy ndeshje para fundit të eliminatoreve renditet e dyta në grupin A me 16 pikë, 1 më pak se Serbia e vendit të parë, që gjithsesi ka një ndeshje më shumë. Në rast se Portugalia fiton të enjten në Dublin kundër Irlandës atëherë do ta presë më të qetë sfidën e fundit direkte me Serbinë ku do t’i mjaftonte edhe një barazim.

Jo pak rrezikon edhe Spanja, që aktualisht renditet e dyta në grupin B me 13 pikë, 2 më pak se Suedia e vendit të parë. Për ‘La Roha-n’ e Luis Enrique nuk ka alternativë tjetër përveçse fitoreve në dy përballjet e fundit, fillimisht me Greqinë në Athinë dhe më pas me Suedinë në Srvilje.

Asgjë e sigurtë edhe për Italinë, që gjithsesi udhëheq grupin e saj me 14 pikë, po aq sa Zvicra e vendit të dytë. Me këta të fundit kampionët e Europës do të ndeshen pikërish të enjten, një sfidë mëse vendimtare që i gjen ‘axurrët’ e Mancini me mjaft mungesa. Në rastin më të keq do të ishte një turp për Italinë, që mbeti edhe jashtë Botërorit të 2018 në Rusi.

Belgjika, Holanda, Franca, Anglia dhe Rusia janë tre kombëtare që ende nuk e kanë të sigurtë kualifikimin, por për këtë iu duhet një barazim ose një fitore në dy ndeshjet e mbetura.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria jep OK për ndërtimin e termocentralit në Roskovec! Firma do i japë falas shtetit 2% të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike

Qeveria jep OK për ndërtimin e termocentralit në Roskovec! Firma do i japë falas shtetit 2% të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike