/ATSH/. - Brazili eshte gati per dy ndeshjet e para eliminatore per Boterorin 2018.
Por, brazilanet e Dunges do te kene edhe mungesa qe vleresohen nga specialistet si te rendesishme. Keshtu, trajneri i perfaqesueses ka lene jashte listes qendermbrojtesin e PSG, Thiago Silva.
Po ashtu, në dy ndeshjet, ndaj Kilit si udhetues dhe Venezuelës në shtëpi, Brazili nuk do të kete as sherbimet e ylliit te skuadrës, sulmuesit te Barcelonës, Neymar, i cili ka ende edhe dy ndeshje pezullim pas kartonit të kuq që mori ne ndeshjen ndaj Kolumbisë në Kupën e Amerikës.
Tre portierët e përzgjedhur nga Dunga, luajnë në kampionatin brazilian, Jefferson i Botafogos, Grohe i Gremios dhe Alisson i Internacionalit.
Në mbrojtje: David Luiz, Miranda, Marcelo, Filipe Luis, Fabinho, Rafinha, Marquinhos, Gil.
Në mesfushë: Fernandinho, Luiz Gustavo, Oscar, Coutinho, Willianin, Eliasin, Lucas Lima, Renato Augusto.
Në sulm: Hulk, Lucas Moura, Roberto Firmino, Douglas Costa.