Argjentine 0-1 Egjipt

Zhvillimet më të rëndësishme

58'- Egjipti shënon edhe golin e dytë me Zikon, por pas rishikimit në VAR anulohet për faull në nisje të aksionit

21'- Argjentina fiton penallti, por Messi gabon dhe Egjipti mbetet në avantazh

15'- Egjipti bën befasinë. Kalon në avantazh me golin e Yasin, i cili realizon me kokë 

1'- Ka nisur në Atalanta ndeshja e parafundit e fazës së 1/8-ve mes Argjentinës dhe Egjiptit.

Si vijnë kombëtaret

Argjentina do të zbresë sot në orën 18:00 në fushë për të mbrojtur kurorën e kampiones së botës përballë Egjiptit, në ndeshjen që vlen për 1/8-t e Botërorit. Të besuarit e Lionel Scalonit konsiderohen favoritë përballë ‘faraonëve’, të cilët duhet theksuar se po shkelin në një territor ku nuk kanë qenë më parë. Për Egjiptit është hera e parë që kalon fazën e grupeve dhe merr pjesë në 1/8-t e Botërorit.

Megjithatë kjo nuk duhet të ulë aspak përqendrimin e ‘albiçelestëve’, pasi Kepi i Gjelbër është i freskët në memorie, me atë kualifikim mjaft të ndërlikuar.

Në prag të ndeshjes në Atlanta trajneri i Argjentinës Lionel Scaloni nuk e pëlqeu faktin që quhen favoritë, duke theksuar se ‘këtë Botëror favoritët kanë hasur shumë vështirësi’. Scalonit nuk i ka pëlqyer aspak ‘niveli i cilësisë që kanë shfaqur përfaqësueset e cilësuara favorite’, por shtoi se ‘gjëja pozitive e Argjentinës është shpirti luftarak dhe ADN-ja e fituesit’.

Sytë do të jenë te Lionel Messi, por sipas drejtorit të federatës egjiptiani ata kanë Salah në të njëjtën staturë. Dueli historik për faraonët po përjetohet si ngjarje historike në Egjipt, teksa rrugët e Kairos janë mbushur me flamunj dhe elementë patritokë, ndërsa baret e lokalet janë kthyer në mini stadiume. Ndeshja ka marrë edhe elementë politike, pasi trajneri Hossam Hassan shfaqi mbështetje për Palestinën. Mediat izraelite nxituan të sulmonin trajnerin dhe kombëtaren egjiptiane duke u bërë thirrje bashkatdhetarëve të tyre të mbështesnin Argjentinën kundër Egjiptit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:02
Penalltia e humbur ndaj Egjiptit, Messi thellon rekordin negativ në Botëror

Lionel Messi kishte mundësinë të shënonte golin e radhës nga pika e bardhë pas penalltisë që fitoi Taliafico kundër Egjiptit. Mirëpo ai gaboi në minutën e 21-të, me gjuajtjen që u prit nga portieri kundërshtar.

Kësisoj, Messi u bërë lojtari i parë në historinë e Botërorëve që humb dy penallti në të njëjtin edicion të turneut pa llogaritur gjuajtjet pas 120 minutave. Ai gaboi një penallti më parë në fazën në grupe ndaj Austrisë dhe tashmë humbi një të tillë edhe ndaj Egjiptit.

Kjo ishte penaltia e katërt që Mesi humbet në Botëror, duke përmirësuar rekordin që kishte vendosur ndaj Austrisë.