Kupa e Botës 2026 është në fazën kualifikuese. Deri në këto momente numri i skuadrave që e kanë siguruar një vend në fazën finale është 28-të. Të martën kanë qenë gjashtë 'prurje' të reja.
Nga Evropa, vetëm Anglia që bën pjesë në Grupin K kualifikues (ku garon edhe Shqipëria) e ka siguruar zyrtarisht fazën finale. Veç 'Tre Luanëve', dje edhe Afrika e Jugut, Katari, Arabia Saudite, Bregu i Fildishtë dhe Senegali kanë të drejtën që verën që vjen të garojnë në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Në nëntor pritet që pjesa më e madhe e panoramës të plotësohet, teksa janë edhe 20 bileta për t'u shpërndarë. Ndërkohë që gjithçka do vendoset me fazën play-off e cila mbyllet në marsin e vitit 2026.
Të gjitha skuadrat e kualifikuara për në Kupën e Botës 2026 deri në këto momente:
Organizatorët: SHBA, Kanada, Meksikë
Azi: Arabia Saudite, Australia, Irani, Japonia, Jordania, Katari, Korea e Jugut, Uzbekistani
Afrikë: Afrikë e Jugut, Algjeri, Bregu i Fildishtë, Egjipt, Gana, Kepi i Gjelbër, Marok, Senegal, Tunizi
Amerika e Jugut: Argjentinë, Brazil, Ekuador, Kolumbi, Paraguai, Uruguai
Oqeani: Zelandë e Re
Europë: Angli

Komente




