Sonte në fushë do të zbresë Gjermania për grupin E, që përballet në orën 22:00 me Bregun e Fildishtë. Të besuarit e Nagelsman vijnë me euforinë e fitores 7-1 përballë Kurasaos, por sonte duhet të bëjnë të tjera llogari. Jo vetëm për faktin se Bregu i Fildishtë mposhti Ekuadorin 1-0, por edhe për faktin se afrikanët kanë një skuadër të mbushur me shumë elementë cilësorë.
Kush triumfon nga dy kombëtaret do të sigurojë matematikisht vendin e parë në grup, ndërsa sipas ekspertëve Gjermania ka një avantazh në koeficientë. Ylli për t’u parë mbetet talenti 19-vjeçar Diomande, ndërsa në të kaluarën dy kombëtaret janë përballur vetëm 1 herë në miqësore në 2009 dhe ka përfunduar me shifrat 2-2.
Sfida tjetër e grupit E mes Ekuadorit dhe Kurasaos do të luhet në orën 02:00 të mëngjesit.
Komente




