Dy nga sulmuesit më emocionues në botë, Vincius Junior dhe Erling Halaand, do të përballen të dielën në mbrëmje në Neë Jersey, teksa Brazili i Carlo Ancelottit do të vihet përballë Norvegjisë në një prej supersfidave të 1/8-ve të Botërorit.

Dueli është parashikuar të nisë në orën 22:00, ndërsa pasi eliminoi Japoninë Brazili shihet lehtshëm favorit. Megjithatë Norvegjia është një nga tre kombëtaret në histori që Brazili i lavdishëm ka luajtur në Botëror dhe nuk ka mundur të fitojë përballë tyre. Nordikët kanë 2 barazime dhe 2 fitore, teksa më pikanti është suksesi i arritur në Botërorin 1998 me rezultatin 2-1 në grupe. Në atë periudhë te Norvegjia mesfushor ishte Stale Solbakken, i cili sot është trajneri i kësaj kombëtareje.

Në prag të duelit Solbakken e ka pranuar se ‘Brazili është favorit dhe do të jetë shumë e vështirë kundër tyre’, por ka shtuar se ‘hyjnë në fushë duke menduar vetëm për fitoren dhe si të arrijnë në çerekfinale’.

Norvegjia në këtë Botëror ka realizuar 10 gola, 5 prej tyre vetëm nga Halaand, ndërsa te Brazili golashënuesi më i mirë është Vini me 4 gola. Seleçao duhet ti bëjë llogaritë pa Lucas Paqueta-n dhe Rapinhan, i cili ende s’është rikuperuar. Lajmi i mirë është vetëm Casemiro, i cili nuk ka patur shqetësime serioze edhe pse kundër Japonisë doli nga fusha me dhimbje.

Para ndeshjes trajneri i Brazilit Carlo Ancelotti u shpreh se ‘Neymar tani është në gjendje të luajë edhe 90 minuta’, ndërsa u ndal shumë edhe te Norvegjia. Sipas italianit ‘nordikët janë një kombëtare e ndërtuar mirë, me strukturë të fortë dhe një sulm të frikshëm’. Fituesi i këtij dueli në ‘MetLife’ do të përballet në çerekfinale me fituesin e Angli-Meksikë.

Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.

Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.