Pas tre finaleve të humbura ndër vite (1974, 1978, 2010), Holanda shkon në Botërorin 2026 me shpresën se më në fund mund të vijë momenti historik i triumfit. 'Tulipanët' siguruan kualifikimin në mënyrë mbresëlënëse, duke kaluar fazën eliminatore pa asnjë humbje dhe duke realizuar plot 27 gola në tetë ndeshje, çka konfirmon formën e shkëlqyer të skuadrës holandeze para turneut në Amerikën e Veriut.
Në shortin e Kupës së Botës 2026, Holanda është vendosur në Grupin F së bashku me Suedinë, Japoninë dhe Tunizinë. Grupi konsiderohet mjaft i fortë dhe sfidues, pasi suedezët sjellin eksperiencën evropiane, Japonia konsiderohet një nga përfaqësueset më të forta aziatike, ndërsa Tunizia mbetet një skuadër e rrezikshme në Afrikë.
Megjithatë, Holanda hyn në këtë Botëror me ambicie të mëdha dhe me objektivin e qartë për të thyer mallkimin e finaleve të humbura dhe për të ngritur për herë të parë trofeun më të rëndësishëm të futbollit botëror.
Trajneri Ronald Koeman ka publikuar sot listën me 26 emrat e 'Tulipanëve' që do të kërkojnë historinë, teksa jashtë ka mbetur Jeremie Frimpong i Liverpoolit. De Jong, Timber dhe Depay janë pjesë e listës.
Lista e Holandës:
Portierët: Mark Flekken (Bayer Leverkusen), Robin Roefs (Sunderland), Bart Verbruggen (Brighton)
Mbrojtësit: Nathan Aké (Manchester City), Denzel Dumfries (Inter), Jorrel Hato (Chelsea), Jurriën Timber (Arsenal), Micky van de Ven (Tottenham), Virgil van Dijk (Liverpool), Jan Paul van Hecke (Brighton), Mats Wieffer (Brighton)
Mesfushorët: Frenkie de Jong (FC Barcelona), Marten de Roon (Atalanta), Ryan Gravenberch (Liverpool), Justin Kluivert (Bournemouth), Teun Koopmeiners (Juventus), Tijjani Reijnders (Manchester City), Guus Til (PSV), Quinten Timber (Olympique Marseille)
Sulmuesit: Brian Brobbey (Sunderland), Memphis Depay (Corinthians), Cody Gakpo (Liverpool), Noa Lang (Galatasaray, i huazuar nga Napoli), Donyell Malen (Roma), Crysencio Summerville (West Ham), Wout Weghorst (Ajax)
Komente



