Argjentina ia doli me shumë vështirësi të eliminonte Zvicrën në çerekfinale të Botërorit, duke fituar me rezultatin 3-1 në shtesë, por ‘helvetët’ janë larguar duke ngritur dyshime të mëdha ndaj arbitrit portugez Pinheiro. E gjithë situata lidhet me kartonin e kuq të Embolo-s në minutën e 72-të.
Arbitri fillimisht dha të verdhë për Paredes për shkak të ndërhyrjes, por pas rishikimit me VAR vendosi që nuk kishte kontakt dhe i hoqi të verdhin argjentinasit, duke ia kaluar zviceranit për stimulim. Për Embolo-n ishte i dyti i verdhë e për pasojë karton i kuq. Sulmuesi u largua me lot në sy nga fusha, ndërsa vendimi po shkakton shumë polemika pasi nuk ka një rregull të qartë për rishikimin në VAR. Shumica e specialistëve e justifikojnë me rregullin e ri ‘për identifikimin e gabuar’, por në këtë rast nuk gabohet futbollisti i cili ndëshkohet, por mënyra e faullit në fushë. Shqetësimi është se kjo mund të shkaktojë një precedent, që mund të hapë shumë telashe në vijim.
Pas ndeshjes trajneri i Zvicrës Yakin nuk akuzoi drejtpërdrejt për favorizim të Argjentinës, por shtoi se arbitri gaboi pasi konbtakt kishte. Edhe kapiteni Xhaka ishte i tërbuar, duke pohuar se ‘ishte një vendim shumë i madh, që e ndryshoi plotësisht ndeshjen’. Ky vendim sipas Xhakës ‘vrau ndeshjen’.
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente





