Në orën 03:30 të mëngjesit në fushë do të zbresë Kolumbia, që për 1/16-t e Botërorit do të luajë kundër Ganës. Ameriko-latinët konsiderohen favoritë në këtë përballje, sidomos pas faktit se fazën e grupeve e mbyllën në vendin e parë edhe pse ishin shortuar me Portugalinë.

Para duelit trajneri Queiroz mohoi publikisht lajmet se është përplasur me yjet e përfaqësueses përfshirë James Rodriguez, ndërsa theksoi se do të jetë një duel shumë i vështirë, por i bukur në fushën e lojës. Në 1/8-t e Botërorit fituesi i këtij dueli do të përballet me Zvicrën.

Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.

Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.