Te Spanja, për performancën e jashtëzakonshme në gjysmëfinalen e Botërorit të fituar 2-0 kundë Francës, Pedro Porro mori çmimin e lojtarit të ndeshjes, ndërsa shkëlqyen tej mase Rodri dhe Cucurrela.
Pas arritjes së finales De La Fuente tha se ndihet shumë krenar për futbollistët që ka në dispozicion, ndërsa kjo ishte gjysmëfinalja e 6 në kompeticione madhore nga 6 në total që mposht Francën. Dy fitore me përfaqësuesen U-19, një me U-21 dhe 3 me Kombëtaren A. Fabian Ruiz dhe Lamine Yamal ende s’e kanë provuar shijen e humbjes me Spanjën. Mesfushori Ruiz ka luajtur 49 ndeshje, ndërsa Yamal 32 ndeshje.
Mediat ndërkombëtare e përshkruan si leksion atë që Spanja bëri ndaj Francës, ndërsa ‘La Roha’ në finale do të përballet me fituesin e gjysmëfinales Angli-Argjentinë.
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente

