Argjentina do të zbresë sot në orën 18:00 në fushë për të mbrojtur kurorën e kampiones së botës përballë Egjiptit, në ndeshjen që vlen për 1/8-t e Botërorit. Të besuarit e Lionel Scalonit konsiderohen favoritë përballë ‘faraonëve’, të cilët duhet theksuar se po shkelin në një territor ku nuk kanë qenë më herët. Për Egjiptit është hera e parë që kalon fazën e grupeve dhe merr pjesë në 1/8-t e Botërorit.
Megjithatë kjo nuk duhet të ulë aspak përqendrimin e ‘albiçelestëve’, pasi Kepi i Gjelbër është i freskët në memorie, me atë kualifikim mjaft të ndërlikuar.
Në prag të ndeshjes në Atlanta trajneri i Argjentinës Lionel Scaloni nuk e pëlqeu aspak faktin që quhen favoritë, duke theksuar se ‘këtë Botëror favoritët kanë hasur shumë vështirësi’. Scalonit nuk i ka pëlqyer ‘niveli i lojës që kanë shfaqur përfaqësueset e cilësuara favorite’, por shtoi se ‘gjëja pozitive e Argjentinës është shpirti luftarak dhe ADN-ja e fituesit’.
Sytë do të jenë te Lionel Messi, por sipas drejtorit të federatës egjiptiani ata kanë Salah në të njëjtën staturë. Dueli historik për faraonët po përjetohet si ngjarje historike në Egjipt, teksa rrugët e Kairos janë mbushur me flamunj dhe elementë patritokë, ndërsa baret e lokalet janë kthyer në mini stadiume. Ndeshja ka marrë edhe elementë politike, pasi trajneri Hossam Hassan shfaqi mbështetje për Palestinën. Mediat izraelite nxituan të sulmonin trajnerin dhe kombëtaren egjiptiane duke u bërë thirrje bashkatdhetarëve të tyre të mbështesnin Argjentinën kundër Egjiptit.
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente








