Kanadaja është bërë kombëtarja e parë që siguron kualifikimin në fazën e 1/8-ve të Botërorit.
Në ndeshjen e parë me eliminim direkt Kanadaja mposhti në minutat shtesë me rezultatin 1-0 Afrikën e Jugut. Goli i vetëm historik erdhi nga Eustaqios në minutën e 92. Për të dy kombëtaret kjo ishte hera e parë që luanin në një fazë përtej grupeve, ndërsa ëndrra e Kanadasë do të vijojë më tej.
Në 1/8 e Botërorit Kanadaja do të përballet me fituesin e çiftit Holandë-Marok.
Afrikë e Jugut 0-1 Kanada
Zhvillimet më të rëndësishme
90+2'- Vjen në shtesë goli i parë dhe shumë i rëndësishëm i ndeshjes. Eustaquio shënon për Kanadanë.
45+3'- Ka përfunduar pa gola pjesa e parë. Pretendime për penallti nga ana e Kanadasë në shtesë, por për gjytarin nuk ka asgjë edhe pas konstultimit me VAR.
1’- Ka nisur në ‘SoFi Stadium’ të Los Angelos ndeshja e parë e fazës së 1/16-ve të Botërorit mes Afrikës së Jugut dhe Kanadasë.
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente





