Në Hjuston dy golat e parë për Holandën erdhën nga Brobbey, ndërsa të njëjtën rrugë ndoqi edhe Gapko, i cili ealizoi ‘dopietë’. Golin e vetëm për Suedinë e realizoi Elanga. Megjithatë Holanda nuk e la me kaq, por pak para fundit shënoi me Summerville.
Po sonte, në orën 22:00 do të luhet sfida e grupit E mes Gjermanisë dhe Bregut të Fildishtë. Për gjermanët ky është testi i parë i vërtetë pas fitores 7-1 kundër Kurasaos.
Zhvillimet më të rëndësishme
59'- Elanga shënon golin e nderit për Suedinë! Synon të rihapë ndeshjen, por duket shumë e vështirë
54'- Sërish Cody Gapko. Suedia kapitullon pa kushte në ndeshjen e grupit F
47'- Cody Gapko dërgon në 3-0 shifrat e ndeshjes.
17'-Brian Brobbey i jashtëzakonshëm! Sulmuesi i Holandës dyfishon avantazhin me golin e dytë personal
5'- Holanda kalon shumë shpejt në avantazh! Brobbey zhbllokon shifrat pas një asisti të Cody Gapko-s.
1'- Ka nisur në Hjuston ndeshja e grupit F mes Holandës dhe Suedisë.
Si vijnë skuadrat
Holandë-Suedi është supersfida e grupit F në Botëror që luhet sonte në orën 19:00 në Hjuston. Nordikët vijnë në këtë përballje pas fitores bindëse 5-1 kundër Tunizisë, por kundër ‘tulipanëve’ e nisin si jo favoritë. Të besuarit e Koeman janë më cilësorë në përbërje, por duhet pranuar që presionin qëndron te Holanda pas barazimit 2-2 në duelin e parë kundër Japonisë.
Në renditjen e FIFA-s diferenca është e madhe pasi Holanda mban vendin e 8-të, ndërsa Suedia të 38-n. Për t’u theksuar se përveç Timber i cili humbi Botërorin për shkak dëmtimi sonte në pikëpyetje është edhe De Jong, ndërsa nordikët vijnë të plotësuar. Sfida tjetër e grupit F Tunisi-Japoni luhet në 6 të mëngjesit.
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente





