Me Rapinhan e dëmtuar sonte Brazili do të kërkojë të mbyllë fazën e grupeve të Botërorit në vendin e parë, teksa përballet në orën 12:00 të mesnatës kundër Skocisë. Selecao ka vetëm 1 pikë më shumë se ishullorët, të cilët nga ana tjetër kërkojnë të paktën barazimin për të patur më shumë shpresë për kualifikimin.

Renditja përfundimtare do të varet shumë edhe nga përballja tjetër mes Marokut dhe Haitit. Afrikanët kanë 4 pikë pas 2 ndeshjeve të para po aq sa Brazili, ndërsa sonte po në orën 12:00 kërkojnë të mos diskutojnë fitoren. Sa i përket Brazilit sonte rikthehet për herë të parë i disponueshëm në këtë Botëror Neymar. Para ndeshjes trajneri Ancelotti ka deklaruar se ‘Neymar është gati të luajë. Jam shumë i lumtur me kontributin e tij në stërvitje dhe atë që jep për përfaqësuesen çdo ditë’.

Megjithatë ‘seleçao’ duhe ti bëjë llogaritë pa Rapinhan e dëmtuar kundër Haitit, i cili pritet të qëndrojë rreth 2 javë jashtë fushave. Në rastin më të mirë ai do të rikthehet në fazën e 1/8, nëse Brazili vijon ende në garë.

Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.

Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.