Pas Lionel Messi-t sonte në fushë do të zbresë një tjetër legjendë e futbollit, Cristiano Ronaldo. Portugalia e cila sipas ekspertëve konsiderohet me më shumë shanse se çdo herë tjetër për të fituar Botërorin, do të përballet në orën 19:00 për grupin K me Republikën Demokratike të Kongos. Luzitanët shihen si super favoritë për të fituar duelin, por Botërori po tregon se jo rrallherë ka surpriza.

Dyshimet më të mëdha mbeten në repartin e sulmit, pasi pritet të shihet nëse Roberto Martinez e konsideron ende titullar 41-vjeçarin Cristiano Ronaldo. 5 herë fituesi i ‘Topit të Artë’ ka këtë Botëror mundësinë e fundit për trofeun më të lavdishëm të futbollit, ndërsa të apasionuarit pas tij presin me padurim që ai të barazojë Messi-n.

Ronaldo mund të bëhet sonte lojtari i parë në historinë e futbollit që shënon në 6 Kupa Bote, ndërsa para gazetarëve është shprehur se ‘do ti marrin ndeshjet një nga një’ dhe se ‘nuk duhet të ketë presion për të fituar Botërorin’. Sfida tjetër e grupit K është mes Uzbekistanit që merr pjesë për herë të parë në Botëror dhe Kolumbisë.

Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU

Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU