Al Nassr mori një fitore shumë të vlefshme 2-3 në udhëtim kundër Al Ettifaq të martën, në ndeshjen e raundit të tretë për Ligën Profesionale të Arabisë Saudite. Dueli prodhoi shumë histori, me Cristiano Ronaldon që ishte protagonist, por jo me gola.

Pas vetëm 12 minutash lojë Al Nassr mbeti me dhjetë futbollistë kjo pasi portieri Bento u ndëshkua me karton të kuq pas një faulli. Vendasit përfituan nga epërsia numerike dhe shënuan dy gola në pjesën e parë me Duda dhe Medran, duke befasuar ekipin e Cristiano Ronaldos.

Ylli portugez nuk i mbajti nervat pas pjesës së parë dhe në momentin që po i drejtohej dhomave të zhveshjes u pa shumë i revoltuar. Në rikthimin e skuadrave në fushë për pjesën e dytë, Ronaldo nuk ishte më në fushë pasi trajneri Ange Postecoglou vendosi ta zëvendësonte me Al Khaibarin.

Vendimet e trajnerit australian rezultuan të duhurat pasi Al Nassr shënoi tre gola dhe përmbysi rezultatin. Joao Felix asistoi dy herë, me AL Nassr që barazoi fillimisht me Mane në minutën e 74-t dhe Al Amri tre minuta më vonë.

Në minutën e fundit të ndeshjes duhej sërish Sadio Mane që Al Nassr të përmbyste ndeshjen 2-3 dhe të merrte tri pikë shumë të rëndësishme.

S.Dh/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
5.0 / 5 (1 vlerësim)

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21

    Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?