Spanja, që nuk ka bindur aq sa pritej në fazën e grupeve të Botërorit, do të luajë sonte në orën 21:00 ndeshjen e parë me eliminim direkt kundër Austrisë. Për “la Rohan” kjo konsiderohet një provë e rrezikshme dhe do të tregojë se kush janë pretendimet e tyre, pasi janë kuotuar si favoritë kryesorë bashkë me Francën dhe Anglinë.
E sigurtë është mungesa e Nico Ëilliams, i dëmtuar kundër Uruguajit, ndërsa Yamal mbetet ende larg formës të shfaqur në evropian për shkak dëmtimi. Vetë ylli spanjoll ka deklaruar se ‘ndihem në 80-90% të formës time’, ndërsa ka shtuar se ‘mezi pret të luajë në fazën me eliminim direkt, pasi grupet nuk e tërhiqnin shumë’.
Megjithatë duke parë përbërjen e Austrisë nuk pritet të jetë aspak e lehtë për Spanjën, duke parë që shumë kombëtare jo favoritë në letër po shtyjnë në limite kundërshtarët.
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente




