Gjermania ka debutuar me goleadë në Botërorin 2026. ‘Panzerat’ mposhtën debutuesit e Kuraçaos me rezultatin 7-1 në Hjuston, duke marrë 3 pikë që referuar rezultatit ishin shumë të thjeshta. Mirëpo për disa minuta, vendi më I vogël që merr pjesë në Botëror, ëndërroi te mrekullia.
Fillimisht Nmecha gjeti avantazhin për Gjermaninë që në minutën e 6 pas një kombinimi perfekt me Virtz. Megjithatë në minutën e 21 ndodhi befasia e madhe. Comenencia barazoi shifrat dhe çoi në delir Kuraçaon, pasi shënoi golin e parë për këtë kombëtare në Botëror.
Ky rezultat zgjati deri në minutën e 38 kur Schlotterbeck riktheu avantazhin e panzareve me kokë. Për t’u theksuar se këto momente u përjetuan me entuziazëm të madh nga kombi i vogël, që në fundin e pjesës së parë u ndëshkua sërish. Havertz, i cili më vonë do të realizonte edhe golin e 7, realizoi saktë me penallti.
Në pjesën e dytë gjithçka u shndërrua më e lehtë për Gjermaninë. Ekipi i drejtuar nga Nagelsman thelloi avantazhin duke nisur me Musiala-n, Broën, Undav dhe në fund Havertz sërish. 7 gola për 3 pikë në një ndeshje të lehtë në letër, por që tregojnë për potencialin e Gjermanisë në fazën e sulmit.
Sfida në Hjuston ishte e vlefshme për grupin E, ndërsa përballja tjetër është në program në orën 1 të mëngjesit mes Bregut të Fildishtë dhe Ekuadorit.
Zhvillimet më të rëndësishme
88'-Shënon sërish Havertz. 7-1 për Gjermaninë
78'-Gjermania e shndërron në tabelë qitjeje Kuraçaon. Denis Undav shënon golin e gjashtë për 'panzerat'.
68'- Brown gjen golin e 6 për Gjermaninë. 22-vjeçari realizoi me veprim të bukur brenda zonës.
47'-Nis menjëherë me gol pjesa e dytë! Musiala e çon në 4-1 rezultatin pas asistit të Kimmich.
45+5'-Kai Havertz realizon me penallti dhe i dërgon shifrat në 3-1. Mbyllet pjesa e parë
38’-Gjermania rikthehet në avantazh, 2-1. Schlotterbeck realizon me kokë ndaj Kuraçaos.
21’-Befasi e madhë në grupin E të Botërorit! Kuraçao befason Gjermaninë falë golit të Comenencia.
6’-Gjermania kalon shumë shpejt në avantazh. Nmecha iu jep epërsi ‘panzerave’.
1’ -Nis sfida në stadiumin Houston, me Gjermaninë super favorite për të fituar sfidën.
Si vijnë skuadrat
Gjermania 4 herë kampione bote do të debutojë sonte në orën 19:00 në Botërorin 2026, për të lënë pas zhgënjimin e dy kampionateve botëror të fundit ku nuk ka arritur të kalojë grupet. ‘Panzerat’ do ta nisin përfaqësimin në SHBA-Kanada dhe Meksikë përballë kombit më të vogël në histori si për nga sipërfaqja ashtu edhe nga numri i popullsisë. Bëhet fjalë për Kuraçaon, që merr pjesë për herë të parë në një kampionat Botëror.
Gjermania është super favorite, teksa fitorja e saj kuotohet 1.04, ndërsa Kuraçao që deri më sot është njohur për plazhet e bukura në Ishujt Karaibe kuotohet 29 për fitoren. Arma e fortë e Kuraçaos në këtë botëror është trajneri holandez Dick Advocaat, i cili ka drejtuar disa kombëtare si Belgjika, Serbia, Korenë e Jugutu, por edhe në dy raste Holandën.
Dy kombëtaret nuk janë përballur kurrë më parë me njëra-tjetërn, por Gjermania në 17 ndeshje të zhvilluara në Botëror kundër kombëtareve që vijnë nga Konfederata e Kombeve të Amerikës së Veriut dhe asaj Qendrore ka fituar 14, barazuar 1 dhe humbur 2. ‘Panzerat’ janë një skuadër me shumë enigma këtë Botëror, por me shumë mundësi Kuraçao nuk do të jetë kundërshtari që do të tregojë nivelin e tyre. Ndeshja tjetër e grupit E do të luhet në orën 01:00 të natës mes Bregut të Fildishtë dhe Ekuadorit.
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente







