SHBA - Paris Saint Germain ka dhuruar spektakël të vërtetë në gjysmëfinalen e luajtur kundër Real Madrid, teksa fitoi bindshëm 4-0 duke siguruar biletën për finalen e madhe të së dielës, ku do të përballet me Chelsean në Kupën e Botës për Klube.
Skuadra franceze e nisi ndeshjen në mënyrë të furishme dhe zhbllokoi rezultatin që në minutën e 6-të, kur Fabian Ruiz përfitoi nga një gabim i rëndë i mbrojtësit madrilen Raul Asencio dhe e dërgoi topin në rrjetë. Vetëm dy minuta më vonë, një tjetër gafë, këtë herë nga Antonio Rudiger, i dha mundësinë Ousmane Dembele të dyfishojë shifrat, duke e bërë startin e PSG-së thuajse të përsosur.
Për të mbyllur një pjesë të parë dominuese, parizienët goditën sërish në minutën e 23-të me një kundërsulm të shpejtë. Achraf Hakimi asistoi saktë për Fabian Ruiz, i cili realizoi golin e tij të dytë personal dhe të tretin për ekipin. Me këtë avantazh të thellë, PSG shkoi në pushim me rezultatin 3-0.
Në pjesën e dytë, ritmi ra ndjeshëm dhe ndonëse trajneri Xabi Alonso bëri disa zëvendësime për të rigjallëruar skuadrën madrilene, asgjë nuk ndryshoi në ecurinë e lojës. Në minutën e 87-të, Bradley Barcola bëri një depërtim të shkëlqyer dhe asistoi për Goncalo Ramos, i cili vulosi fitoren 4-0 me një festim që i kujtoi të gjithëve Diego Jotën. Te Real Madrid, Luka Modric luajti ndeshjen e fundit me ‘Galaktikët’.
Me këtë rezultat të thellë, PSG siguron finalen e madhe ku do të përballet me Chelsean, në një duel që zhvillohet të diel në orën 21:00 në ‘MetLife Stadium’ në New York.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Dhjetor, 10:22
Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, prisni ndryshim në punën e SPAK?
-
Po
37.3%
-
Jo
53.7%
-
Nuk e di
9%
Vota total: 743
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEOLAJM/ 'Skifterët' në Teksas grabisin bankomatin si nëpër filma, e lidhin me kabllo dhe e tërheqin zvarrë me makinë por dalin duarbosh
25 Dhjetor, 16:59
-
FOTOT/ Nga babagjyshë që bëjnë ‘surf’ në ujë tek mesha e Papa Leone XIV në Vatikan! Si u festua në botë Krishtlindja
25 Dhjetor, 16:47
-
Lufta/ Faik Basha për Report Tv: Rusia nuk ka hyrë për të humbur! Ukraina do kishte kapitulluar pa mbështetjen e SHBA dhe NATO
25 Dhjetor, 16:17
-
Putini i dërgon urime Trumpit për Krishtlindje, por i thotë jo planit të ri të paqes për Ukrainën
25 Dhjetor, 15:51
-
Demush Shasha: Bota sipas Trumpit 3
25 Dhjetor, 15:37
-
Ohio/ Babagjyshi shkel gazin me ‘slitën’ moderne, oficeri e ndalon për të bërë një foto (VIDEO)
25 Dhjetor, 12:47
-
SHBA/ Festa e Krishtlindjes, urime dhe kritika në mesazhin e Trump: Fundërrinat e së majtës radikale do të shkatërrojnë vendin, por do dështojnë!
25 Dhjetor, 11:40
-
SHBA/ Zyrtarët zbulojnë një milion dokumente të tjera të lidhura me rastin Epstein: Do t'i publikojmë së shpejti
25 Dhjetor, 08:46
-
Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?
24 Dhjetor, 21:11
-
Raportet SHBA–Serbi, Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump
24 Dhjetor, 19:39
-
Ndalimet e udhëtimit në SHBA, reagime të zemëruara në Europë
24 Dhjetor, 16:40
-
Gattuso: Krenar që jam trajner i Italisë, duhet të shkojmë në Botëror
24 Dhjetor, 15:18