Botërori me 48 ekipe, De Biasi:
Shqipëria duhet të buzëqeshë
'Shanset për Rusinë zero, botërori ëndërr'

Botërori me 48 ekipe, De Biasi:<br />Shqipëria duhet të buzëqeshë<br />'Shanset për Rusinë zero, botërori ëndërr'
Trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi ka komentuar vendimin e FIFA-s për organizimin e Kampionatit Botëror me 48 ekipe dhe sigurisht që është pro këtij ndryshimi, pasi kuqezinjtë kanë më shumë mundësi.
 
Pro apo kundër? Unë jam me ato pro, jam me të vegjlit, padyshim. Nëse kemi më shumë mundësi për të shkuar në Botëror mundemi vetëm të buzëqeshim ndaj kësaj zgjedhje.
 
Vendimi mund të interpretohet si nder ndaj zgjedhësve të veçantë, por ndërkohë mendoj se është rasti më i mirë për të pasur mundësinë e ndryshimit të bazës dhe formatit të aktivitetit.


Ndryshimet kanë ndodhur edhe më parë, merrni për shembull Europianin e radhës: do të jetë në udhëtim dhe në ndryshim.
 
Në rastin e Europianit të ri, kjo është një mënyrë për të zgjeruar kufijtë e futbollit dhe për të ulur shpenzimet për çdo shtet
" deklaroi trajneri i kuqezinjve.
 
Gjermania, Anglia dhe ekipe të tjera të mëdha kanë dalë kundër vendimit për zgjerimin me 48 ekipe, pasi sipas tyre kjo gjë dëmton cilësinë.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar