Për herë të parë gjithashtu do të kenë 3 ceremoni hapëse, duke nisur nga sonte me ndeshjen Meksikë-Afrikë e Jugut. Ceremonia është parashikuar të nis 1 orë e 30 minuta para ndeshjes, ekzaktësisht në 19:30.

Të ftuarit kryesor do të jetë Shakira dhe Burna Boy, të cilët janë edhe artistët e këngës zyrtare të Botërorit ‘Dai Dai’. Vendet organizatore janë të prekupuara të tregojnë kulturën e tyre dhe për këtë arsye në skenë do të ngjiten këngëtari Alejandro Fernandez, Belinda, Dany Ocean, J Balvin, Lila Downs, Los Ángeles Azules, Maná dhe Tyla. Për t’u theksuar se pjesa dërrmuese e shfaqjes do të ketë elementë latin, ndërsa eventi është organizuar nga një agjensi milaneze e quajtur ‘Balic Wonder Studio’, e cila ka organizuar gjithashtu ceremoninë hapëse të Botërorit 2022 në Katar, por edhe disa prej Lojërave Olimpike.

Më 12 qershor do të ketë ceremoni hapëse në Toronto në ndeshjen që Kanadaja do të luajë kundër Bosnje-Hercegovinës, ndërsa në të njëjtën datë, por disa orë më vonë ceremoni hapëse është parashikuar edhe në Los Angelos në ndeshjen SHBA-Paraguaji. Edhe në këto ceremoni qëllimi është që organizatorët të tregojnë elementë të kulturës së tyre.


Lajmi kryesor:

Nis sot Kupa e Botës 2026, edicioni më i madh në historinë e futbollit! 48 kombëtare, 39 ditë dhe tre shtete organizatore