Ndeshja Argjentinë-Islandë e vlefshme për grupin D, të Botërorit ka përfunduar me rezultatin 1-1. Lionel Messi, lojtari nga i cili pritej më shumë, ka zhgënjyer, pasi ka humbur një penallti në pjesën e dytë që mund ti kishte dhënë fitoren Argjentinës.
"Albiçelestët" e nisën mirë, pasi kaluan në avantazh në minutën e 20 me anë të sulmuesit të Manchester City, Aguero. Golit të Agueros islandezët iu përgjigjën shpejt me anë të Finbogasson duke mbyllur pjesën e parë në barazim 1-1.
Në pjesën e dytë, Argjentina kishte mundësi që të kalonte në avantazh, por Messi humbi penalltinë. Në grupin D bëjnë pjesë edhe Kroacia me Nigerinë, të cilat do ndeshen në mbrëmje duke nisur prej orës 21:00.