Lionel Messi padyshim që ka qenë zhgënjimi i ditës së sotme, pasi la në baltë Argjentinën duke mos i dhënë fitoren përballë Islandës. Sulmuesi humbi një penallti në ndeshjen që u mbyll 1-1 dhe për këtë pranon përgjegjësitë.
'Unë ndjehem përgjegjës për barazimin, donim ta fillonim turneun duke fituar, por nuk e arritëm. Megjithatë duhet që të fitojmë dy ndeshjet e mbetura. Na mbeten edhe dy ndeshje, ndaj Kroacisë dhe Nigerisë, ka ende gjithçka të hapur.
Duam tre pikët ndaj Nigerisë pasi të japin qetësi por duhet të vazhdojmë të punojmë. Kroacia është e vështirë” deklaroi argjentinasi pas ndeshjes.
Komento