“Botët e përkthyera të letërsisë”, Lili Sula: Përkthyesi duhet të ketë statusin e vet (VIDEO)

“Përkthimi është një instrument shumë i rëndësishëm i pasurimit të letërsisë, aq më tepër kur kemi parasysh letërsi edhe popuj të vegjël, por është një instrument i rëndësishëm i formimit të shijeve të leximit nëpërmjet e reflekseve letrare, kulturës edhe shijes së leximit tek fëmijët edhe të rinj”. Ky është koncepti i shefes së Departamentit të Letërsisë në Fakultetin e Histori-Filologjisë, Lili Sula, për përkthimin.  Gjatë konferencës shkencore ndërkombëtare “Botët e përkthyera të letërsisë, nga përkthimi tek krijimi”  Sula flet për raportin e letërsisë shqipe me përkthimin, që nga fillesat e saj.

“Letërsia shqipe e ka të pashmangshme përkthimin, përshtatjen gjatë gjithë historisë së vet. Letërsia e vjetër shqipe ka lind nga përshtatjet edhe përkthimet fetare. “Meshari i Buzukut” është një libër i përkthyer, po kështu letërsia e bejtexhinjve, etj., praktikat e përkthimit kanë qenë një traditë e mirë kulturore  dhe ushqyese për shkrimtarët tanë të shekullit XX. Përkthimi është dhe sot e kësaj ditë një traditë vendimtare, si për ata që janë përkthyes edhe ata që janë krijues. Nga ana tjetër ne kemi të bëjmë me vepra që vijnë në kohë reale edhe në Shqipëri. Sot është çështja se cilin autor të zgjedh, dhe jo a kemi apo nuk kemi vepra të mira të përkthyera? Hapja e Shqipërisë ka bërë që ne të kemi të njëjtën vepër në disa përkthime. Kryeveprave letërsisë botërore kanë ardhur përmes penave shumë të mirave të përkthimit”, shprehet pedagogia Lili Sula.

Studiuesja dhe pedagogia mendon se figura e përkthyesit në letrat shqipe, duhet që të vlerësohet më shumë, duke i dhënë statusin që meriton

“Besoj që është shumë e rëndësishme edhe pjesa ekonomike, politikat shtetërore po ashtu, sepse përkthyesi bën një punë të jashtëzakonshme, edhe duhet që të ketë statusin e vet. Umberto Eco ka shkruar edhe për këtë lloj praktike, se përkthyesi nuk është një punë që bëhet nga interneti apo nga kompjuteri, por kërkon që të ketë një kalim nga një kontekst gjuhësor, kulturor edhe gjuhësor në një gjuhë tjetër”, përfundon Sula.

Të pranishëm në konferencën që u mbajt në Fakultetin e Historisë edhe të Filologjisë ishin studiues  nga të gjitha trevat shqipfolëse.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja