Botim i rrallë/ Gazeta e qeverisë
së Vlorës “Përlindja e Shqipërisë”

Botim i rrallë/ Gazeta e qeverisë <br />së Vlorës “Përlindja e Shqipërisë”
Kopjet e dixhitalizuara të gazetës së qeverisë së Vlorës “Përlindja e Shqipërisë”, me drejtues Dhimitër Beratin dhe kryeredaktor Mihal Gramenon tashmë janë të botuara në një libër. Libri ka dalë në dritën e botimit si bashkëpunim i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitetit të Kosovës dhe Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë. Promovimi u bë dje paradite në Bibliotekën Kombëtare Tiranë me pjesëmarrjen e ministrave të kulturës, përkatësisht ai i Kosovës, z. Sali Bashota dhe i Shqipërisë, z. Aldo Bumçi.

Libri “Përlindja e Shqipërisë” u bë në praninë dhjetëra personaliteteve të njohura të letrave. Prof. Dr. Aurel Plasari e quan “një fat të lumë” që gazeta e së parës qeveri të shtetit shqiptar doli në dritën e botimit dhe ai theksoi se ky botim “përbënte një nga ambiciet tona ndër nismat e rikujtimeve historike”. Sipas ministrit Bumçi, botimi i këtij libri është ndihmuar në kuadër të bashkëpunimit kulturor me Kosovën, për të cilin Ministri u Kulturës shtoi se ka qenë një bashkëpunim me ndërprerje që nga koha e angazhimit maksimal të ish ministrit të Kulturës z,Bujar Leskaj. Drejtori i Bibliotekës Aurel Plasari theksoi se e ndjente si detyrë që koleksioni i ruajtur në arkivin e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë të bëhej pjesë edhe e Bibliotekës Kombëtare Universitare të Kosovës dhe “të shpërndahet në të gjitha bibliotekat e vendit në shërbim të historianëve dhe studiuesve si dëshmi e fakteve të rralla historike”.

Ky koleksioni i riprodhuar do të shpërndahet në të gjitha bibliotekat e Shqipërisë dhe Kosovës. Gazeta “Përlindja e Shqipërisë” është një fond i rrallë faktesh për studiuesit dhe historianët. Në të përfshihen mjaft shkrime interesante të shkrimtarit, gazetarit dhe luftëtarit Mihal Grameno. Ka të dhëna të panjohura nga studimet e kohës për figurën e Skënderbeut. Siç evidentoi edhe ministri i kulturës së Kosovës, z.Sali Bashota, kjo gazetë shfaq një imazh të plotë të Esat pashë Toptanit të panjohur. Veç kësaj aty ka lajme origjinale nga shtypi i huaj sesi e kanë shkruar dhe pasqyruar kronikën e historisë shqiptare gjatë mëkëmbjes së shtetit modern shqiptar, si dhe momentet e ardhjes së Princ Vidit në Shqipëri.

Aty vihen re më qartë edhe politikat qeveritare dhe qëndrimet opozitare brenda vendit. Ka dhe shumë kuriozitete të tjera të cilat janë pasqyruar me një “profesionalizëm të lartë gazetaresk”, siç pohon edhe drejtori i Bibliotekës Kombëtare prof. dr. Aurel Plasari.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK