Problematikat me Universitetet, profesor Rrokaj: 15% e maturantëve më të dobët shkojnë për mësuesi, cilësia e shkollës do ulet! Nisma për studentët e mjekësisë, e padrejtë

Profesori i gjuhësisë Shezai Rrokaj e mbështet heqjen e mesatares për degët prioritare dhe përdor argumentin se çdo maturant që ka diplomë, mund të konkurrojë për të vijuar studimet e larta. Në një intervistë për Report Tv u shpreh se mesatarja nuk shihet në asnjë vend të botës dhe bëri një krahasim me Finlandën.

Në emisionin 'Studio Live' me gazetarin Arbër Hitaj, Rrokaj tha se në Finlandë, 15% e maturantëve më të mirë vijojnë studimet për t’u bërë pjesë e sistemit më të mirë ndërsa në Shqipëri shkojnë 15% maturantët më të dobët. Sipas tij, kjo do të sjellë cilësi më të dobët të shkollës.

“Mesataret u vunë për të frenuar aksesin në universitete të gjithkujt me idenë që të krijojmë cilësi të lartë. Parimisht kjo është e padrejtë se në momentin që ke një diplomë, mund të konkurrosh me diplomë A. Në asnjë vend të botës nuk shihet mesatarja. Te bursa po. Por ata që janë me rezultate shumë të mira të stimulohen, por ka një problem shumë të madh. Në Finlandë, në sistemin arsimor shkojnë 15% e maturantëve më të mirë. Në Shqipëri shkojnë për mësuesi 15% e maturantëve më të dobët. Nëse nuk shkojnë 15% e maturantëve më të mirë, cilësia e shkollës që do të kemi do të jetë shumë më e dobët”, tha Rrokaj.

Profesori kritikon nismën për të mbajtur ‘peng’ studentët e mjekësisë që të ndalet largimi i mjekëve të rinj nga vendi duke iu bllokuar diplomën ose të paguajnë vlerën 5 mijë euro, tarifë që është përmendur nga studentët por qeveria nuk e ka specifikuar në asnjë moment.

“Nuk është e drejtë. Cënon parimin kushtetuës të lëvizjes së lirë. Nga njëra anë, shteti ka nevojë për mjekë dhe të gjithë investimin përpiqet ta kthejë në vendin e vet që t’i shërbejnë shoqërisë shqiptare. Nga ana tjetër nuk kanë shpresë sepse kushtet që jepet mësimdhënia, kushtet në të cilat ushtrojnë profesionin, garancitë për jetën, tundimi i pagave më të lartë në Perëndim bën që të kemi konflikt. Ne duhet të rrisim pagat në nivele të krahasueshëm”, tha Rrokaj.

Po ashtu thotë se universitetet nuk duhet të presin nga qeveria për rritje të rrogave por të marrin projekte pasi janë struktura të pavarura.

“Universitetet nuk bëhen agresive për të marrë projekte por presin që qeveria t’i rrisë rrogat. Nuk duhet që qeveritë ta konsiderojnë si strukturë të tyre. Universitetet duhet të konsiderohen si partnere sepse nuk janë struktura të qeverisjeve. Duhet të dalin nga akademizmi i mbyllur dhe i papërshtatur”, tha Rrokaj.

Profesori Shezai Rrokaj sugjeron që shteti të shpenzojë 5% të prodhimit të brendshëm bruto në arsim në mënyrë që të ngjallet shpresa te të rinjtë dhe të mos largohen nga vendi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • visi: 05/07/2023 10:11

    Profesor RRK....

    Përgjigju
  • Iris: 05/07/2023 02:33

    Ja harxhoi shteti 5 % te GDP per arsim,po ku ju lene rradhen Felajt me shoke te rinjve qe te kene shprese per nje vend pune?! Vendet me te mira te punes jane /prenotuar/!

    Përgjigju
  • Nga Toronto: 05/07/2023 01:05

    Nuk eshte e vertete qe ne asnje vend te botes nuk shikohet mesatarja, perkundrazi, ne ameriken e veriut ne Canada dhe Shtetet e bashkuara universitetet zgjedhin bazuar mbi mesataren dhe ne universetetet me te mira pranohen vetem ata qe kane mesatare mbi 97%, te tjeret pranohen ne universetete te dores se dyte ose ne asnje universitet nese e kane te ulet ndaj vazhdojne kolegjin.

    Përgjigju
  • Ruben: 04/07/2023 23:02

    Po mire, ky Koke garuzhdja me Finlanden na krahason neve, qe eshte ne avangarde edhe me vendet e BE-se, nderkohe qe ne jemi te fundit ne Europe bashke me Moldavine!

    Përgjigju
  • SADIU: 04/07/2023 21:40

    Nuk janë mendimet e tij, po nuk ja ka shkruar Iliri është plotësisht e sigurt që ja ka bërë Monika.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët