Botohen “Bisedime parlamentare”
46 vëllime nga 1920-1939

Botohen “Bisedime parlamentare”<br />46 vëllime nga 1920-1939
TIRANE - “Bisedime parlamentare” kështu titullohet kolana e 46 vëllimeve që u botuan për herë të parë dhe prek periudhën e viteve 1920-1939. Ka qenë kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e cila ka prezantuar në ambientet e kryesisë, këto vëllime me mbi 20 mijë faqe .

Sipas saj, kjo kolanë vjen në nderim të historisë dhe figurave të asaj kohe .”Ja kemi detyrim madhor historisë për mohimin vrastar, që ju bë kombit tonë 45 vjet me radhë nga diktatura komuniste, për të fshirë këtë faqe të ndritur të parlamentarizmit shqiptar të familjeve dhe familjarëve të pasardhësve të këtyre njerëzve, njëherësh është dhe një mundësi unike për të rinjtë që të njohin dhe të vlerësojnë etërit dhe elitat e kombit”,- tha Topalli.

Kjo kolanë është realizuar përmes kërkimeve në Arkivën Qendrore të Shtetit, Bibliotekës Kombëtare, bibliotekat universitare dhe Bibliotekën e Kuvendit.Ky botim unik vjen si kurorëzim i një pune trevjeçare, pas skanimit, dixhitalizimit dhe përpunimit të faqeve , duke ruajtur me besnikëri autenticitetin e tyre.

Redaksia online
(ar/sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi