Regjisorja Sonila Kapidani rrëfen botimin e “Drama në klasë”. Ky libër vjen si një udhërrëfyes për mësuesit edhe nxënësit, të cilët duan të zgjerojnë të nxënësit gjatë mësimdhënies në nivel akademik edhe social.
“Është një botim që ka të bëjë me përdorimin e dramës në klasë, si medium edukimi, si medium të nxëni. Për këtë vjen drama në klasë, një projekt fillimisht për të trajnuar mësuesit e shkollave profesionale. Është punë që nis nga ana praktike, se si nxënësit mund të bëhen gati për të mësuar. Drama vjen me këtë fuqi në klasa, që i bën mësuesit dhe nxënësit që të përjetojnë momente të të nxënit ku synohet domethënia e jetës reale. Dijen që marrë përmes lëndës, si mund ta përkthej në jetën reale”, shprehet regjisorja Kapidani.
Ndërsa, realizimi i këtij projekti, sipas regjisores bëhet i mundur përmes mësueseve ekspertëve në përdorimin e teknikave teatrale dhe dramatike, që ndihmojnë gjatë procesit edukativ
“E kanë mirëpritur këtë projekt, por jemi në hapat e parë që vet mësuesit do ta provojnë me klasat përkatëse. Deri pak më parë është ngatërruar me teatrin, por është një metodologji tjetër, një metodologji që ka bërë mësuesi i lëndës”, shprehet regjisorja Kapidani.
Nxënësi mund të arrij këtë ndërgjegjësim, rrëfen ekspertja në Edukimin nëpërmjet Dramës dhe Teatrit, Sonila Kapidani, duke përdor mendjen, trupin, zërin – pra të jetë fizikisht dhe mendërisht i [përfshirë në të gjithë në procesin mësimor.
“Tregimi që kemi nxjerr ka brenda elementë nga trashëgimia kulturore shqiptare, për të mësuar historinë edhe gjuhën. Mund ta përdorin të gjitha moshat, edhe e ka brenda mundësinë për të argëtuar, mësuesi duhet të shkojë më tej se kaq”, rrëfen Kapidani, duke apeluar që është momenti që edhe në shkollat tona mund të futet kjo mënyrë përdorimi, por të jetë e mirëmenduar, jo vetëm për argëtim.
Libri “Drama në klasë” ka bashkautorë dy regjisorët Sonila Kapidani edhe Shkëlzen Berisha.
K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
25.2%
-
Keq
60.8%
-
Nuk e di
14%
Vota total: 1569
Lajme të tjera
-
‘Shqipëria, xhevahiri ballkanik’, ‘Financial Times’ përmbledh jugun dhe veriun në një artikull! Natyra, traditat dhe kultura ‘magnet’ për turistët
30 Shtator 2023, 14:21
-
Skënderbeu bën bashkë artistët e Shqipërisë dhe të Kosovës, pas Tiranës vepra u shfaq edhe në Prishtinë
18 Maj 2023, 21:54
-
Teatri Eksperimental, bordi artistik pa dramaturg. 6 projektet që janë zgjedhur për mars-korrik me diferenca në buxhet
21 Mars 2023, 19:34
-
Shfaqja ‘Valët’ e Virginia Woolf trazon Teatrin ‘Metropol’! Izolimi, abuzimet e përballja me vdekjen, në zërat e personazheve jo të zakontë
14 Mars 2023, 19:50
-
Vasjan Lami rrëfen në “Rreze Dielli” mbi 45 vite karrierë në kinema dhe teatër: Një jetë mes artit, kritikat dhe pengjet e patreguara më parë
15 Shkurt 2023, 13:43
-
Festat e fundvitit në ‘Opera’, galaja ‘Verdiane’ mbush skenën me emocione! Solistët e repertori u pritën me ovacione nga publiku
29 Dhjetor 2022, 16:23
-
‘Nata magjike’, rikthehet teatri për fëmijë në Gjirokastër, regjisorja: Synojmë ta kthejmë në traditë për publikun e vogël
26 Dhjetor 2022, 14:58
-
Rubrika 'Ciceron', ngjarjet e kulturës që mund të ndiqni sot (VIDEO)
9 Dhjetor 2022, 10:35
-
Nis sezoni i 6 i ‘Metrofest’, artisti Rafael Hoxhaj rrëfen pa zë ‘Zhurmën e Kohës’! Luajti për 9 vjet në teatrin e rrugës, aty ku zë fill historia
8 Dhjetor 2022, 20:04
-
‘Ciceroni’, rubrika më e re në Report Tv! Nga 'Hirushja', te 'Mbreti Lir' dhe 'Darka e të marrëve', çfarë do të gjeni sot e nesër në teatrot e vendit
29 Tetor 2022, 16:21
-
‘Kam frikë’, Shfaqja e baletit bashkëkohor në Durrës, artdashësit ndoqën me vëmendje festivalin
20 Tetor 2022, 21:39
-
'Babai im ishte arbëresh, unë dija pak shqip por më pas e harrova, më vjen keq', mesazhi i komandantit të Karabinierisë italian në Tiranë
26 Korrik 2022, 12:15