TIRANË, 21 Janar / ATSH/ -  Drejtoria e Pyjeve në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, ka botuar hartën e zonave të mbrojtura në territorin shqiptar.
Zonat e mbrojtura në vendin tonë janë të ndara sipas 6 kategorive. Këto kategori pasqyrohen në hartën përkatëse  të përgatitur nga kjo Agjenci.  Kjo është harta e rezervateve shkencore, parqeve kombëtare, monumenteve të natyrës, peisazheve të mbrojtura apo zonave të mbrojtura të burimeve natyrore, të menaxhuara. Kjo hartë do të shërbeje për orientimin sa më të saktë të Drejtorive Rajonale të Mjedisit, si dhe do të ndihmoje turistët apo vizitorët e natyrës të jenë sa më të orientuar drej objektivit të tyre. /a.ke/