Botohet “Shqipëria 20 vite më
parë” në kujtimet e Karl Kase

Botohet “Shqipëria 20 vite më<br />parë” në kujtimet e Karl Kase
TIRANE - Në vitin 1987, Karl Kaser, një historian i ri i Europës Juglindore, erdhi në vendin e vetëm komunist e ateist në botë. Gjithçka pa gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri ai i hodhi në ditar. Socializmi që gjeti në Shqipëri, ishte makth. Nuk u besonte dot syve, kur shihte një vend në varfëri ekstreme.

Njerëz të veshur keq, që nuk guxonin t’i flisnin, pasi kishin frikë se dënoheshin, mungesa e etikës, hotelet, restorantet, rrugët, pallatet… gjithçka dukej si një kthim pas në kohë. Kaser u kthye edhe në vitin ’88, ’89… deri në ’92-shin, çdo vit nga 2-4 javë, duke parë nga afër ndërrimin e sistemeve në Shqipëri. Shënimet e tij, “Shqipëria njëzet vite më parë- kujtimet e një historiani austriak” janë përfshirë në botimin më të fundit të Qendrës së Studimeve Albanologjike.

Kark Kaser shkruan mes faqeve të librit se “qëllimi zyrtar u vizitës sime në 1987 dhe në vitet që pasuan, ishte studimi i kulturës historike dhe asaj bashkëkohore. Më duhet të pranoj se ekzistonte një motiv i tretë: aventura. Të vizitosh një vend të mbyllur jashtë rrugës zyrtare të AlbTurizmit përbënte një sfidë të veçantë, meqë asnjë nga kolegët e mi nuk ishte i interesuar për këtë vend misterioz që pretendonte të ishte i vetmi vend socialist dhe i pari vend ateist në botë.

Si historian, e kam shumë të qartë që kujtimet mundet fare mirë të mashtrojnë. Kujtimet e mia patjetër që nuk bëjnë përjashtim...Sidoqoftë, kujtimet e mia mbështeten në dokumente të shkruara. Këto përbëhen nga ditari im personal, të cilin e fillova gjatë vizitave të mia të para, si dhe nga dy artikuj që kam publikuar ose bashkëpublikuar në 1990 dhe 1991 në Austrian Journal....Kujtimet e mia duhet të lexohen, së pari, nëpërmjet këndvështrimit tim si një historian “objektiv”, por kjo, së dyti, nuk do të thotë se unë nuk kam bindjet e mia politike”.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 27.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë