Botohet në frëngjisht tregimi
"Gracka” i Bashkim Shehut

Botohet në frëngjisht tregimi<br />"Gracka” i Bashkim Shehut
Një tregim brenda romanit "Angelus Novus" të Bashkim Shehut, përkthyer në frëngjisht nga Élisabeth Chabuel, botohet si libër më vete në Francë, me titullin “Le Piege” (Gracka) nga Shtëpia Botuese "Éditions Imprévues", e cila ka interes të veçantë për letërsinë shqipe.

Është libri i katërt i botuar në Francë nga ky autor.

Personazhi i gjithëpranishëm i këtij romani është Historia, e cila me fuqinë e saj të përbindshme e të verbër, sjell shkatërrimin e jetëve të panumërta.

Përballë Historisë, pohohet tragjikisht vlera e papërsëritshme e çdo historie të veçantë njerëzore.

Është një nga temat e parapëlqyera të këtij autori, dhe në romanin "Angelus Novus" gjejmë një trajtim më të thelluar të saj.

Shkrimtari Bashkim Shehu, i cili jeton në Spanjë, por në kohë të fundit është gjithnjë e më shpesh në Tiranë, është autor edhe i një vistër veprash të tjera: Rrethi, roman, 2002, Orfeu në Zululandën e Re, roman, 2003, Udhëkryqi dhe humnerat, roman, 2003, Mulliri që gëlltiste shpirtra, novela, 2004, Gjarpri dhe heronj të tjerë, roman, 2004, Angelus novus, roman, 2005, Hija e gurit, tregime të zgjedhura, 2006, Mozart, me vonesë, roman, 2009, Loja, shembja e qiellit, roman, 2013.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin