TIRANE- Libri "Diaspora Etnokoreografike" i shtohet vargut të veprave dhe kontributeve që akademiku Ramazan Bogdani ka dhënë në etnosin tonë folklorik. Libri i ri përfshin vallet në trojet shqiptare jashtë kufijve. Vallet arbëreshe, si dhe të shqiptarëve të mërguar në Rumani, Bullgari e vende të tjera vijnë të memorizuara në veprën e akademikut Ramazan Bogdani.
"Unë jam biri i ish Institutit të Folklorit dhe Kulturës Popullore, biri i kësaj salle që më rriti, më edukoi dhe më bëri kaq nder për të qenë ky që jam", tha Bogdani gjatë promovimit. Edhe pse ka dalë në pension akademiku Bogdani nuk e ka ndalur punën e tij studimore. Ai tashmë shënon veprën e tij të 19-të në fushën e Etnokoreografisë. Në promovimin e veprës së tij në Akademinë e Shkencave ishin të pranishëm miq dhe studiues fushës së etnografisë.
Ata vlerësuan veprën dhe kontributin që Ramazan Bogdani ka dhënë në etnosin tonë folklorik. Për studiuesit libri "Diaspora Etnokoreografike" i akademikut Bogdani është një vlerë e shtuar në kulturën kombëtare. Sipas tyre, jo vetëm në këtë libër, por në të gjithë korpusin e veprave të tij koreografia vjen e mishëruar në fjalë si një formë e ruajtjes së traditës tonë folklorike.
Shkrimi u publikua sot (22.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com