Botuesi i njohur Pëllumb Çabej
bie nga kati i dytë i banesës

Botuesi i njohur Pëllumb Çabej<br />bie nga kati i dytë i banesës
TIRANË - Shkrimtari i njohur Pëllumb Çabej ka rrezikuar një fat tragjik. Në një moment kur ai ka qenë duke hapur dritaren e dhomës ka rënë nga kati i dytë i banesës së tij, ku jetonte vetëm. Por, fatmirësisht 50-vjeçari, Pëllumb Çabej ka shpëtuar për mrekulli nga përplasja me trotuarin, pasi ka rënë mbi tendën e diellit të një dyqani, duke shpëtuar kështu jetën. Menjëherë në vendngjarje shkuan forcat e policisë, zjarrfikëset dhe një autoambulancë për t'i ardhur në ndihmë të moshuarit.

Pas një konsulte me mjekun e urgjencës Pëllumb Xhabej u dërgua për një kurim të mëtejshëm në qendrën spitalore "Nënë Tereza". Për disa minuta ngjarja ka ngjallur panik tek qytetarët, pasi pozicioni ku kishte rënë i moshuari nuk mund të ndërhyhej. Sipas policisë, dyshohet se 50-vjeçari ka tentuar të vetëvritet, por këtë gjë e ka mohuar vetë Pëllumb Çabej, i cili thotë se kjo ngjarje ishte aksident.

“Më ndodhi një incident duke hapur dritaren, rashë poshtë në gjunjë, fatmirësisht më shpëtoi tenda e dyqanit. Çabej shprehet se fqinjët e tij nuk i kanë ardhur në ndihmë në momentin kur ka ndodhur ky aksident. 50-vjeçari Pëllumb Çabej ka punuar gjatë gjithë jetës si botues dhe shkrimtar. Por, sot ai gjendet i vetmuar në banesën e tij e cila kishte një hapësirë boshe dhe pa gjallëri. Shkrimtari i njohur thotë se jetesën e përballon vetëm me pensionin e tij dhe nuk ka marrë as një lloj shpërblimi.
 
JETESA

Botuesi i njohur Pëllumb Çabej jeton vetëm në një apartament në katin e dytë te Shallvaret, pranë qendrës së Tiranës. 50-vjeçari nuk ka fëmijë dhe jeta e vetmuar, ka bërë që gjendja e tij të jetë e rrënuar si nga ana ekonomike ashtu edhe ajo shpirtërore. Banesa ku ai jetonte ka hapësirë të mjaftueshme për një person, por kjo hapësirë ishte bosh dhe pa shumë gjallëri.

Sapo futesh në banesën e shkrimtarit të njohur ndjehej një erë e rëndë, që ishte si shkak e mykut dhe lagështirës që kishte apartamenti ku ai jetonte. Ndonëse banesa kishte një hapësirë të bollshme, çdo gjë e saj ishte e hedhur ku të mundej dhe pa asnjë sistem. Rroba të hedhuar sa në anë në tjetrën, gjë që tregonte mungesën e një gruaje në shtëpi.

pellumb xhabej
(Në foto: Momenti kur Pëllumb Çabej u shpëtua nga zjarrfikësit)

Lajmi u përditësua

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Arbëreshët e Italisë presin Spiropalin, kryetarja e Kuvendit vishet me kostumin tradicional në përurimin e statujës së Skënderbeut

Arbëreshët e Italisë presin Spiropalin, kryetarja e Kuvendit vishet me kostumin tradicional në përurimin e statujës së Skënderbeut