Çmimi Kombëtar i Bibliofilisë "Lumo Skëndo" i shërben vlerësimit dhe stimulimit të botimeve me vlera të spikatura bibliofilike e intelektuale. I pranishëm në ndarjen e çmimeve ishte sot edhe Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve z.Aldo Bumçi.
Ky është edicioni i shtatë i Çmimit Kombëtar të Bibliofilisë "Lumo Skëndo", për vitet 2010-2011. Z.Bumçi gjatë fjalës së tij tha se, Çmimi Kombëtar i Bibliofilisë "Lumo Skëndo" është një çmim i veçantë, i vetmi i këtij lloji që nxit dhe mbështet cilësinë e botimeve shqiptare.
Sipas ministrit Bumçi, ky 100-vjetor duhet të shërbejë për të vlerësuar figura të harruara, siç është Mit’hat Frashëri (Lumo Skëndo) dhe për t’i vendosur në piedestalin që meritojnë.

(Reklama e kohës në media e Librarisë “Lumo Skëndo”)
(dhh/eç/shqiptarja.com)
