Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo, ka denoncuar sot vjedhjen e vazhdueshme të kabllit që furnizon me energji ndriçimin publik në Tiranë si dhe kapakeve te pusetave, nderkohe qe policia, sipas tij, ende nuk ka marre asnje mase.

Bozdo inspektoi punën për zëvendësimin e kabllit përgjatë Lanës, ndërkohë që me një financim prej afërsisht 100 milionë lekë do bëhet rivendosja e kabllove dhe kapakëve të pusetave. "Këto investime, tha ai, nëse policia do kryente punëne saj, do të shkonin për përmirësimin e cilësisë së jetës së banorëve në zona të ndryshme të Tiranës, të lëna në harresë për dhjetra vite të shkuara".

"Është kthyer tashmë në një shqetësim të madh, jo vetëm për qytetarët, por edhe për Bashkinë e Tiranës, çështja e vjedhjes së kabllove të furnizimit me energji elektrike për ndërtim publik në qytet.  Sasia e kabllit të vjedhur këtë vit shkon në 6 km, të denoncuara rast pas rasti në policinë e kryeqytetit dhe qe së bashku me vjedhjet këtë vit të rreth 1500 kapakëve të pusetave dhe zgarave të shiut, përbëjnë një problem shumë të madh për qytetarët e Bashkinë e Tiranës", tha Bozdo. 

ATSH