Bozdo: Fond 1 milionë $ për kredi
për bizneset e vogla e të mesme
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eno Bozdo në një dalje për mediat, tha se bashkia do t’i paraqesë sot Këshillit Bashkiak miratimin e një fondi prej 1 milionë dollarësh për kreditimin e bizneseve të vogla dhe të mesme.
TIRANE - Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eno Bozdo në një dalje për mediat, tha se bashkia do t’i paraqesë sot Këshillit Bashkiak miratimin e një fondi prej 1 milionë dollarësh për kreditimin e bizneseve të vogla dhe të mesme. Në fjalën e tij Bozdo tha se ky është fondi më i madh i vendosur nga buxheti i një institucioni në vend për kreditimin e biznesit.
“Në vijim të përpjekjeve të Bashkisë për të nxitur punësimin në qytet, Bashkia Tiranës do t`i prezantojë sot Këshillit Bashkiak miratimin e fondit prej afro 1 milion USD, që do të përdoret tërësisht për kreditimin e bizneseve të reja (start up) dhe SME-ve. Përmes këtij fondi, ne synojmë kreditimin e atyre bizneseve të vogla dhe të mesme të cilat nuk gjejnë akses në sistemin bankar, pasi nuk kanë mundësinë e ofrimit të kolateralit. Kjo është shuma më e madhe e vendosur ndonjëherë nga buxheti i një institucioni në Shqipëri, për kreditimin e drejtpërdrejtë të hapjes së biznesve të reja, të vogla dhe të mesme.” tha Bozdo.
Më tej Bozdo tha se ky fond do të ndihmojë në rritjen e punësimit dhe sipas tij do t’i vijë në ndihmë të rinjve për të krijuar më tepër mundësi për ta.
“Kjo është iniciativa e dytë që ndërmerr Bashkia e Tiranës, në funksion të zhvillimit ekonomik dhe punësimit në qytetin e Tiranës, pas fondit të garancisë prej 1 milion dollarësh i cili po aplikohet me sukses. Me garancinë e këtij fondi, të rinj nga mosha 30-35 vjeç kanë marrë kredi, kanë hapur dhe po zhvillojnë bizneset e tyre me sukses në qytetin e Tiranës.” u shpreh nënkryetari Bozdo.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32%
-
Jo
62.1%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 2994
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18