Rama i shoqëruar nga kryebashkiaku Veliaj ka inspektuar punimet për Bulvervardin e Ri të Tiranës nga ku është shprehur se Bashkia po ecën me ritme të jashtëzakonshme. Pas deklaratës së Veliajt se projekti ishte vetëm 2% i realizuar ka reaguar ish nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Eno Bozdo i cili nënvizon idenë se Rama dhe Bashkia po mburren me punët e Lulzim Bashës.
Sipas tij Bulevardi i Ri, rehabilitimi i Lumit të Tiranës dhe ndërtimi i Terminalit janë fryt i vizionit të zhvillimit të Tiranës gjatë administratës Basha. ‘’Edi Rama përgjegjësi kryesor për bllokimin për dy vite të ndërtimit të Bulevardit të Ri, rehabilitimit të Lumit të Tiranës u krekos sot si gjeli majë plehut me punën e nisur nga Lulzim Basha’’, u shpeh Bozdo.
Bozdo nënvizon se Rama ka mbështetur vetëm interesat politike duke reduktuar sipërfaqen e gjelbër me beton. ‘’Meqenëse bilanci është vetëm beton, taksa të larta, rritje të çmimit të biletës së autobusëve, mungesë shërbimi, Rama dhe masha e tij në Bashki ka zgjedhur të mburret me punët e Lulzim Bashës. E filloi me investimin e nisur nga administrata “Basha” me fonde të BE-së për ndërtimin e një shkolle dhe infrastrukturës rrugore në njësitë administrative 4 dhe 8, e vazhdoi me rikonstruksione Lumit të Tiranës duke e shitur si investim të tij edhe pse kishte përfunduar 60 për qind e punimeve ku mori detyrën e po e vazhdon me Bulevardin e Ri’’, tha Bozdo.
Bozdo u shpreh se Edi Rama dhe Erion Veliaj duhej fillimisht t’i kërkojnë ndjesë qytetarëve të Tiranës për bllokimin me dy vjet të këtij projekti dhe mijëra vendeve të punës të lidhura me të.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com