Sipas Bozdos, kryesocialisti Rama nuk ka një plan të qartë për punësimin në të ashtuquajturin programin e tij për një Rilindje, ndërsa theksoi se ka vetëm retorika boshe që i përdor për të ardhur në pushtet.
Zv/ministri, duke u ndaluar tek investimet e huaja, theksoi se pavarësisht bllokimit të integrimit që partia mavi e drejtuar nga Rama i ka bërë vendit, investitorët e huaj zgjedhin sërish vendin tonë për investuar kapitalet e tyre.
Ndërkohë, ai theksoi së arsyeja kryesore e pranisë së bizneseve të mëdha në vendin tonë është pikërisht aplikimi i taksës së sheshtë nga ana e qeverisë Berisha.
Redaksia Online
(e.b/Gre.M/Shqiptarja.com)