TIRANE - Lideri i Partisë Socialiste është kundër investitorëve të huaj dhe këtë e ka shprehur qartë kur ka thënë se do rishikojë të gjitha marrëveshjet me kompanitë e mëdha. Deklarata është bërë nga zëvendësministri i Ekonomisë, Eno Bozdo, në një dalje për mediat, ndërsa nuk kurseu kritikat ndaj taksës progresive.
Sipas Bozdos, kryesocialisti Rama nuk ka një plan të qartë për punësimin në të ashtuquajturin programin e tij për një Rilindje, ndërsa theksoi se ka vetëm retorika boshe që i përdor për të ardhur në pushtet.
Zv/ministri, duke u ndaluar tek investimet e huaja, theksoi se pavarësisht bllokimit të integrimit që partia mavi e drejtuar nga Rama i ka bërë vendit, investitorët e huaj zgjedhin sërish vendin tonë për investuar kapitalet e tyre.
Ndërkohë, ai theksoi së arsyeja kryesore e pranisë së bizneseve të mëdha në vendin tonë është pikërisht aplikimi i taksës së sheshtë nga ana e qeverisë Berisha.
Redaksia Online
(e.b/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com