Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka ulur sot normën bazë të interesit nga 1% në 0.75%, një rekord ky për Eurozonën.
Ky veprim vjen si pasojë e faktit që ekonomia në vendet e monedhës së përbashkët vazhdon të jetë e dobët.
BQE gjithashtu ka shkurtuar normën e depozitave nga 0.25% në zero.
Reduktimet u ndoqën nga veprime të tjera të mëdha nga bankat qëndrore, me Bankën e Anglisë që ka shtuar 50 miliardë euro stimul në ekonomi dhe me Bankën e Kinës duke ulur normat e saj të interesit.
Reduktimi i normës së depozitave të BQE-së pritet të stimulojë kredidhënien mes bankave.
Sondazhet e lëshuara këtë javë treguan se sektori i shërbimeve në Eurozonë vazhdon të tkurret dhe se besimi i biznesit ka rënë.
Nga ana tjetër, presidenti i BQE-së, Mario Draghi, tha se ekonomia e eurozonës po ballafaqohet me rreziqe, por se inflacioni nuk duket të jetë një kërcënim.
(gm/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com