BQK: Rritje ekonomike vetëm 3.8%

BQK: Rritje ekonomike vetëm 3.8%
Në Kosovë në vitin 2012 ka rënë eksporti, kanë rënë remitencat, ndërsa rritja ekonomike nuk parashihet të kalojë mbi 3.8% që është në nivel më të ngadalshëm sesa që ishte në vitin e kaluar.
Të gjitha këto janë prezantuar sot nga zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), gjatë prezantimit të raportit vjetor 2011, dhe të dhënave për periudhën e parë të vitit 2012.
Gazmend Luboteni, kryetar i Bordit të BQK-së, ka thënë se në vitin 2011 Kosova ka arritur të ruaj stabilitetin, por që sipas tij, kjo nuk po shihet edhe këtë vit. Ai ka thënë se problem kryesor vazhdon të jetë papunësia, që sipas tij, është 45% e popullsisë.

Edhe më e ulët do të jetë norma e rritjes ekonomike sipas BQK, sepse kriza e vendeve të Eurozonës do të reflektohet në rënien e dërgesave të mërgimtarëve, në rënien e eksportit dhe investimeve të huaja të drejtpërdrejta në Kosovë.

Në anën tjeter, prodhimi i brendshëm bruto gjatë vitit 2011 tejkaloi shumën prej 4.7 miliardë eurosh, me një rritje prej 5 për qind krahasuar me vitin paraprak, por prodhimi i brendshëm bruto për kokë banori vazhdon të jetë në nivelin më të ultë në rajon, vetëm 2 mijë e 700 euro.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat