Braçe: ARMO si mashtrimi i madh
i "Albeptrolit", i njëjti Enno Bozdo

Braçe: ARMO si mashtrimi i madh<br />i "Albeptrolit", i njëjti Enno Bozdo
TIRANË - Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar sërish në Facebook mbi shitjen e ARMO-s. Si edhe një gazetar në profesion, Braçe ka analizuar imtësisht heshtjen e Berishës për këtë proces, e ka quajtur qesharak zv/ministrin e Financave, Enno Bozdon dhe daljen e tij për të dhënë shpjegime pa dokumente, pa akte noteriale dhe ka kujtuar edhe shitjen e 'Albpetrol", duke kujtuar se dhe atëherë ishte pikërisht Bozdo që bëri njoftimet dhe i quajtur të dyja shitjet "mashtrime të mëdha". 

KOMENTI I ERION BRAÇES NË FACEBOOK

Sali Berisha hesht për operacionin Taçi!  Ka arsye! Po të tjerët pse heshtin?  Megjithatë; Qeveria bëri sikur foli për "Operacionin Taçi"! E bëri para pak përmes zyrtarit më qesharak të saj; Një zëvendësministri që bën kompetentin dhe kërkon me ngulm që emrin t’ia shkruajnë me dy "n": Enno Bozdo. Ky zyrtar sapo tha: E para; kompania blerëse e ARMO-s është një kompani azere! Në fakt në kontratën që kam përpara kompania është e regjistruar në ishujt britanikë Virgjin!; e dyta, kompania plotëson kriteret e një kompanie strategjike, pasi është një kompani e respektuar në Azerbajxhan dhe operon në sektorin përkates. Asnjë të dhënë nuk ka që dëshmon këtë, madje as zv/ministri nuk mundi të japë ndonjë të dhënë për portofolin apo kapacitetet përpunuese të kësaj kompanie, e treta; kemi marrë garanci të plota, me deklaratë noteriale nga kompania, se ajo do të njohë dhe do t’i përmbahet të gjitha detyrimeve të kompanisë ARMO deri tani.
 
Edhe në këtë rast zëvendësministri nuk tregoi dokument, qoftë edhe këtë aktin noterial; madje, madje zv/ministri nuk ishte në gjendje të jepte një shifër totale të borxheve të Armos, e tepër t’i kërkoje në mënyrë analitike borxhet për çdo huadhënës të ARMO-s.
 
Shkurt e qartë: Qeveria nuk di asnjë detaj. Ajo që më bën të qesh me të madhe ka të bëjë me faktin, se u përdor e njëjta frazeologji si ajo në rastin e privatizimit të Albpetrol. Është i njëjti zv/minitër që plot kompetencë atë kohë tha: E para; kompania është një kompani e madhe amerikane; në fakt ishte kompania e Rezart Taçit; e dyta, kompania është një kompani që plotëson të gjitha kriteret e një kompanie strategjike; Në fakt kompania nuk kishte asnjë lidhje me sektorin e naftës, e treta, oferta historike është e garantuar nga bankat më të mëdha në botë, garancia e ofertës është depozituar në një bankë amerikane; në fakt, paratë, siç u provua nuk ekzistonin, jo 1 miliard, por asnjë cent; madje edhe garancia e ofertës ishte një mashtrim i madh! Pra, i njëjti dhe i madhi Enno!

Megjithatë, dalja e sotme theu heshtjen e qeverisë; sa më shumë të flasin, aq më shumë do kuptoj me se sa janë zhytur edhe në këtë rast. Unë vijoj të kërkoj sqarim mbi mbrojtjen e interesit publik, pra, zbatimin e kontratës të privatizimit (koncesionit thotë Enno), posaçërisht për investimin e 230 milionë dollarëve, që s’u investuan kurrë; llogaritjen e penaliteteve mbi këtë detyrim ligjor të papërmbushur siç thuhet në ligjin e Kuvendit; shlyerjen e borxhit prej 50 milionë dollaresh ndaj furnizuesit Albpetrol; shlyerjen e vlerës së garancisë së ofertës për blerjen e Albeptrolit ne nivelin 85 milion euro; shlyerjen e detyrimeve fiskale ndaj tatimeve e doganave; shlyerjen e detyrimeve ndaj furnizuesve të tjerë publikë; shlyerjen e rrogave të punëtorëve dhe sigurimet përkatëse. Për të gjitha këto në kontratën e shitjes së Anikës -kompania që kontrollonte 85% të aksioneve të ARMO-s nuk thuhet gjë prej gjëje!
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu do të apelojë urdhrin e arrestit të lëshuar nga GJPN

Netanyahu do të apelojë urdhrin e arrestit të lëshuar nga GJPN