Braçe: Berisha koqe kandari
Shqipëria shtet njëpartiak
Pas deklaratave të Kryeministrit Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp që zhvilloi pasditen e sotme, në lidhje me nën kryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka reaguar deputeti socialist Erjon Braçe. “Berisha dha urdhrin: nënkryetari i KLD të jetë nga të zgjedhurit e Kuvendit”, shkruan Braçe në profilin e tij në Twitter.
TIRANE – Pas deklaratave të Kryeministrit Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp që zhvilloi pasditen e sotme, në lidhje me nën kryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka reaguar deputeti socialist Erjon Braçe. “Berisha dha urdhrin: nënkryetari i KLD të jetë nga të zgjedhurit e Kuvendit”, shkruan Braçe në profilin e tij në Twitter.
Berisha tha se zgjedhja e nën kryetarit nuk i takon Presidentit të Republikës por Parlamentit.
Sipas deputetit socialist Braçe, “Kuvendi ka zgjedhur drejtoren e Topallit e drejtorin e Berishës”.
“Ç'punë ka Sali Berisha me KLD? Kryeministri është "pushteti egzekutiv"! KLD qeveris "pushtetin e drejtësisë"! Janë pushtete të ndara Sali!”, vazhdoi Braçe.
Deklaratat e Kryeministrit sipas të cilit i biri i është përgjigjur vetë akuzave të medias serbe, Braçe i ka etiketuar si “Sali Berisha në versionin e prindit liberal” ndërsa ato mbi tiranasit që nën drejtimin e Bashës po shikojnë për herë të parë lule në kryeqytet i ka cilësuar si “Sali Berisha në versionin koqe kandari”. “Më çojnë sms e më thojnë: “ku kemi qenë?”, shton më tej deputeti socialist.
KRYEMINISTRI AUTOKRATNdërsa në faqen e tij në Facebook Braçe ka shkruar se Berisha është i vendosur ta kthejë Shqipërinë “jo më në republike demokratike” por në “shtet njëpartiak”. Konferencën për shtyp të Berishës ai e quajti “një dëshmi të fortë të një kryeministri autokrat në të gjithë dimensionet e tij”.
Sipas Braçes, kreu i qeverisë shfaqi “dimensionin e Kryeministrit mbi çdo pushtet tjetër kushtetues” kur cilësoi si “një çështje të rëndësishme për ne” zgjedhjen e nënkryetarit të KLD-së.
Ndërsa ai u shfaq “në dimensionin e ‘të kapurit mat’” kur akuzave për interkonjeksionin Shqipëri-Mali i Zi iu përgjigj duke i quajtur “klithmë e mafias që s’ka atdhe”.
Më pas Braçe renditi Berishën “në dimensionin e mashtruesit tipik” kur tha se “kompania boshnjake e renditur e dyta kishte ofertë 30% më të ulët”.
Por sipas deputetit socialist, vetëm një herë Kryeministri u shfaq “në dimensionin origjinal, në atë të ‘koqes së kanarit’”, kur, duke iu referuar punës së kryebashkiakut Lulzim Basha, pohoi se “për herë të parë qytetarët e Tiranës po shohin lule në sheshet e tyre”.
(im/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.9%
-
I keq
21.2%
-
As i mirë as i keq
33.9%
Vota total: 1137
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar
26 Dhjetor, 17:02
-
Mbi 10 mijë emigrantë u mbytën këtë vit në tentativë për të shkuar në Spanjë
26 Dhjetor, 16:59
-
Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur
26 Dhjetor, 16:46
-
Studim për nëntokën e Lezhës, Neritan Ceka: Së shpejti gërmime të reja arkeologjike
26 Dhjetor, 16:45
-
Hetimi pasuror, Veliaj në Këshillin Bashkiak: U denoncova nga një njeri që s'ekziston, kurth i sajuar! Këtu do jemi, në maj u mundim
26 Dhjetor, 16:32
-
Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur
26 Dhjetor, 16:28
-
Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes! Hetime dhe për zjarrvënie të qëllimshme (VIDEO)
26 Dhjetor, 16:23
-
Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën
26 Dhjetor, 16:15
-
Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare
26 Dhjetor, 16:10
-
Belind Këlliçi në SPAK, pyetet edhe për foton me Donald Trump
26 Dhjetor, 16:10
-
Këlliçi në hetim nga SPAK për falsifikim të diplomës së gjimnazit: S’kam ndërmend të jap sqarime
26 Dhjetor, 16:09
-
Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë
26 Dhjetor, 16:04