“Çfarë morali keni? Atij që respekton ligjet dhe paguan çdo qindarkë, ç’do ti thoni? Bëre gabim që i pagove, se do t’i falnim për fushatë?! Keni një Kryeministër që jo vetëm nuk kupton nga ekonomia, por edhe që ju nënshtron të gjithëve. Është e turpshme të lejoni të përdoret sistemi fiskal për të blerë votat e njerëzve”, theksoi ai.
Braçes iu kundërpërgjigj ministri i Financave Bode, i cili tha se vendi nuk ka rënë në recension. Taksat mbi makinat e përdorura dhe me të njëjtën fuqi blerëse, zënë 5-10 % të taksave. Pse ulen taksat dhe pse tani pyet opozita? Viti 2012 ka qenë viti më i vështirë; Portugalia, Islanda dhe Turqia kanë përjetuar një recension të thellë. Ne jemi duke ndërmarrë një paketë fiskale, e cila synon dhe ka për objektiv të mbajë ekonominë e vendit jashtë krizës", vuri në dukje Bode.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)