Braçe ironi me Dukën pas krahasimit
të Skënderbeut me Italinë në 2006

Braçe ironi me Dukën pas krahasimit<br />të Skënderbeut me Italinë në 2006
Erjon Brace vijon përplasjet me kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka.
 
Pas krahasimit që Duka i bëri dje Skënderbeut me Italinë në 2006, e cila pas skandalit të Calciopolit fitoi Botërorin, ka reaguar deputeti socialist.
 
Duke ironizuar deklaratën e Dukës, Braçe pyet nëse kreu i Federatës Italiane të asaj kohe qëndroi në detyrë pas skandalit në 2006?!
 
Pak javë më parë Skënderbeut iu hoq një titull kampion,pasi u shpall fajtor për trukim ndeshjesh në Shqipëri dhe në Europë.
 
Por pas paraqitjes së mirë në Europë, Duka e krahasoi me Italinë e 2006.
 
Statusi i Braces
Topi është i rrumbullakët, rrotullohet shpejt!, Meqe vetem tani po i vene emrin dhe qenka ne nivelin e Calciopolit;
 
Meqe nuk dime ende ne c’nivel pertej Calciopolit ishte edhe kampionati qe u mbyll ne Maj;
 
Meqe gazetaret nuk bejne kurre pyetje te paautorizuara per ortakun; Unë kam vetëm një pyetje:
 
Pas Calciopolit, Presidenti i Federatës Italiane qëndroi në detyrë e u mbulua me lavdi, dini gjë?



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

‘Express’: Dhërmiu, destinacioni i bukur i Evropës për vitin 2024

‘Express’: Dhërmiu, destinacioni i bukur i Evropës për vitin 2024