Braçe: Ish-kryetari i PD-së së Fierit
ka tenderuar 60 milionë $ naftë 

Braçe: Ish-kryetari i PD-së së Fierit<br />ka tenderuar 60 milionë $ naftë 
TIRANË - Deputeti i Partisë Socialiste ka akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin në ikje Sali Berisha se ka vjedhur, tjetërsuar, transferuar dhe shitur pronën publike, tërësisht për interesa personale. Nëpërmjet rrjetit Social Facebook, Braçe përmend se një ndër elementët e krizës që po vuajmë, është pikërisht ky.
 
“Qeveria qe po iken, privatizoi gjithçka: Shtetin, pronen publike, sherbimet publike, koorporatat publike etj. Sot shqiptarët paguajnë gjithnjë e më shtrenjtë, mallra e shërbime, edhe për këto shkaqe”, thotë Braçe në FB.
 
Sipas tij, ky është një abuzim barbar, zinxhir mbi pronën publike.

Duke publikuar dokumentin, Braçe vëren se koorporata me e madhe ne vend, Albpetrol, e drejtuar politikisht nga kryetari i PD së Fierit, ka tenderuar ne vitin elektoral të gjithë sasinë e naftës që përfitohet gjatë vitit nga ndarja e prodhimit, përmes marrëveshjeve për hidrokarburet. Pra, ka tenderuar të gjithë sasinë e naftës që s'e ka në fillim të vitit, por do ta ketë në muaj që vijnë.
 
Sipas Braces, behet fjale per nje vlere mbi 60 milionë dollarë. “Nuk mjafton kjo, por pasi mëson që partia e tij ka humbur zgjedhjet kërkon me ngulm para se të ikë, naftën që s’e ka, por në muaj në vijim, në muajt që nuk do të jetë më drejtori politik i AlbPetrol”, thotë Braçe. Sipas tij, ky është sistemi zhvatës, i cili duhet shembur".

brace-doc


Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

 


































(Në foto: Dokumenti i tenderimit, firmosur nga drejtori i "Albpetrol", Ferdinand Murati).

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin